Dëshmitarët okularë tregojnë momentet e ekzekutimit të dy shqiptarëve në Athinë
Banorët në Athinë janë të shokuar nga ngjarja në një kafene, ku dy shqiptarë të moshës 41 dhe 44 vjeç, një ditë më parë mbetën të vrarë pas breshërisë së armës.
Viktima janë Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranja 44-vjeç. Ndërkohë e plagosur ngeli edhe një vajzë 31-vjeçare.
Një dëshmitar okular u shpreh për “Protothema” se njëri nga dy shqiptarët e vdekur njihej në “Smyrna e Re” me emrin Niko.
“Viktima ishte i njohur dhe të gjithë e njihnim se shiste lëndë narkotike. E pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca. Ndërkohë njerëzit po bërtisnin kur sulmuesi qëllonte. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli”, tha ai.
Një tjetër banor i zonës tregoi: “Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se ishte diçka tjetër. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Në këtë shesh bëhet tregti. Kam protestuar shumë herë sepse sheshi ynë është kthyer në strofkë paligjshmërie ”.
Dyshohet se personi që qëlloi me armë zjarri ka qenë profesionist në qitje dhe se gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 4 sekondave.
Oficerët e Policisë së Sigurimit nga vendi i ngjarjes kanë mbledhur shtatë gëzhoja 9 mm nga arma e vrasësit.
Policia është në kërkim të autorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit