I përfshirë në trafik droge, detaje nga ekzekutimet e 2 shqiptarëve në Athinë

19 Dhjetor 2022 | 10:58

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Athinë ku mbetën të vrarë Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranja 44-vjeç.

Çerçizaj u ekzekutua me një plumb në kokë dhe Armando Ogranja është 44-vjeçari që mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark.

Ndërsa vajza 31-vjeçare e cila ndodhej në kafene dhe mbeti e plagosur, është shtruar në spital me një plagë në këmbën e majtë, pa qenë ne rrezik për jetën.

41-vjeçari Çerçizaj që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në kafe-barin Pop Up në Nea Smyrni në Athinë kishte një të shkuar kriminale për grabitje dhe raste droge.

Dyshohet se personi që qëlloi me armë zjarri ka qenë profesionist në qitje dhe se gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 4 sekondave.

Oficerët e Policisë së Sigurimit nga vendi i ngjarjes kanë mbledhur shtatë gëzhoja 9 mm nga arma e vrasësit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026