Admirali i NATO-s takon Vuçiçin: Presim koordinim të ngushtë me KFOR-in
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch është takuar sot në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Munsch deklaroi se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës.
Ai u shpreh se KFOR-i është plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999.
“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë.
Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve”, tha komandanti.
LEXONI GJITHASHTU
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta