Paralajmërimi i Kurtit: Heqja e barrikadave në veri mund të shkaktojë edhe viktima
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se heqja e barrikadave në veri të vendit mund të shkaktojë tensione, por edhe viktima.
Për “The Guardian“, Kurti u shpreh se kishte rënë dakord që t’u jepte kohë trupave të udhëhequra nga NATO, të njohura si KFOR, për t’i bindur ata që ishin në barrikada të tërhiqeshin, por se ato nuk mund të lejoheshin të qëndronin më gjatë.
Kurti deklaroi që ishte i shqetësuar sepse situata e tensionuar mund të përshkallëzohej në avantazh të presidentit rus, Vladimir Putin, pasi forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021.
“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm, për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative.
Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, theksoi ai.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, po kryen stërvitje ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.
Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe konsistojnë në një seri simulimesh taktike, duke përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”.
Njoftimi për këto stërvitje vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.
KFOR-i ka bërë të ditur, më 16 dhjetor, se e ka shtuar numrin e ekipeve patrulluese në veri.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë