Lulzim Basha tregon planin e parë që do bëjë realitet nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit

2 Tetor 2020 | 09:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur në terren, ndërsa sot ka zgjedhur të takohet me qytetarët e Elbasanit, ku dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. Kryedemokrati në një prononcim për mediat i bëri sërish thirrje kryeministrit Edi Rama që planin me pesë pika, të publikuar nga PD-ja pak ditë më parë ta marrë dhe ta zbatojë për të ndihmuar qytetarët.

Ai tha se situata ekonomike e banorëve është e vështirë, ndërsa shtoi se me mijëra familje sot nuk kanë të ardhura për të blerë ushqime.

“Kam ardhur t’ju them se plani me pesë pika që kemi shpalosur është zgjidhje për këto gjashtë muaj se njerëzit nuk presin dot. Ne kemi pa diskutim një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, pasa 25 prillit, por me të drejtë njerëzit thonë se: sot çfarë do të behët? Sot mijëra familja anë e mbanë vendit nuk kanë të ardhura për të blerë bukën dhe ushqimet. Sot që po flasim, mijëra mjekë dhe infermierë janë dorëzuar para kushteve shumë të vështira dhe punës me rrezikun për shkak të covid-19”, tha ai.

Lideri demokrat tha se plani i PD-së për këto gjashtë muaj nuk synon të bëjë konkurrencë politike, por që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve që janë në vështirësi ekonomike, për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Këtë planin me pesë pika ta marrë. E lus sot nga Elbasani që t’i lërë broçkullat, dhe të marrë planin dhe të zbatojë. Ky plan nuk ka të bëjë me konkurrencën mes partive politike, por me jetën e njerëzve. Sot po flasim për gjashtë muaj midis tetorit dhe prillit, ku njerëzit janë në pikë të hallit. Planin e kemi bërë me ekspertë, që ta zbatojë qeveria. Ky program me pesë pika të zbatohet një orë e më parë, jo për qejfin tim as për inatin e Edi Ramës, por për t’i ndihmuar 1 milion shqiptarë”, shtoi Basha.

Ai komentoi fenomenin e largimit të qytetarëve, të cilët për shkak të pamundësive, zgjedhin rrugën e largimit nga Shqipëria. Basha tha se ky është një realitet i hidhur, që si shkak ka keqqeverisjen në këto shtatë vite.

“Ekonomia është arsyeja kryesore. Por arsye tjetër është se rruga ku jemi futur në këto shtatë vite, është rruga pa krye, është  një rrugë që nuk na çon kurrkund, prandaj thirrja ime është që të bashkohemi së bashku për të nisur së bashku në rrugë tjetër.  Kjo rrugë ka shkatërruar të ardhmen e të rinjve”,  tha ai.

Teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve për situatën problematike të rendit në Elbasan, kryedemokrati Basha tha se kjo vjen për shkak të lidhjes së fortë të krimit me politikën, ndërsa u zotua se kur të vijë në pushtet do t’i kthejë qetësinë Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

“Situata e krimit në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit të krimit me pushtetin. Atë që ne kemi thënë në këto shtatë vite, besoj se nuk ka njëri në Elbasan që nuk e ka kuptuar se ishte e vërtetë. Ndaj dhe zgjidhja kryesore është shkëputja e lidhjes së krimit me pushtetin. Ky është një ndër zotimet e mia të para, dhe kjo do të jetë padiskutim një ndër arritjet e mia të para për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026