Deschamps drejt largimit, Zidane alternativa e mundshme për kombëtaren e Francës
Humbja në finalen e Kupës së Botës nuk është pritur mirë nga Federata Franceze e Futbollit, e cila duket se është në kërkim të një trajneri të ri.
Didier Deschamps nuk e ka më të sigurt vendin në pankinën e gjelave, teksa tek trikolorët po përflitet emri i Zidane. Ish-trajneri i Realit të Madridit pritet të jetë zëvendësuesi i 54-vjeçarit, i cili shpalli Francën kampione në 2018-ën.
Në anën tjetër Deschamps ka shprehur dëshirën për të udhëhequr skuadrën dhe në evropianin e 2024-ës edhe pse diçka e tillë duket e pamundur.
Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar dhe mesfushori madrilen, Toni Kroos i cili ka pohuar se Zidane duhet të vendoset tashmë në krye të kombëtares duke e cilësuar atë si pasuesi më i mirë i mundshëm i Deschamps.
Didier Deschamps është vendosur në krye të kombëtares së Francës në vitin 2012 në një kontratë dy vjeçare e cila u rinovua vit pas viti. Karreirën si trajner e nisi tek Monaco në vitin 2001, më pas tek bardhezinjtë e Juventusit. Rikthimi tek Marseja i hapi rrugë kalimit në kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta