40 mln euro doping dhe barna kontrabandë, Europol godet 59 grupe kriminale

20 Dhjetor 2022 | 17:04

Europol përmes operacionit ndërkombëtar “Shield” ka goditur 59 grupe kriminale për trafikimi të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve.

Policia shqiptare ishte pjesë e operacionit  ku ka zhvilluar 6 operacione për goditjen e kontrabandimit të barnave mjekësore.

Përmes këtij operacioni është arritur të sekuestrohen mbi 10.5 milionë produkte mjekësore me vlerë më shumë se 40 milionë euro, 349 persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga ose janë raportuar tek autoritetet gjyqësore, ndërsa janë mbyllur edhe 10 laboratorë klandestine.

Përveç një sasi të madhe medikamentesh e suplementesh të paligjshme ushqimore dhe sportive, janë kapur gjithashtu vaksina të falsifikuara kundër Covid 19, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Tregtia dhe konsumimi i barnave të pa recetë nga profesionistët mjekësorë apo nga një kuadër mjekësor vazhdon të përbëjë një problem social, duke nxitur veprimtari të paligjshme. Keqpërdorimi përfshin dëshirën për efekte psikotrope, rekreative ose të rritjes së performancës dhe shtrihet në mjete të paqëllimshme të konsumit.

Kjo mund të shkaktojë rritje të kërkesës që nuk është në gjendje të plotësohet ligjërisht, çka nxit trafikimin, kryesisht me produkte të devijuara nga zinxhiri legjitim i furnizimit, duke future këtu edhe ilaçet e falsifikuara, që prodhohen në laboratorë të paligjshëm, rrethana të dyshimta higjienike dhe masa sigurie, duke bartur në vetvete dhe rreziqet shëndetësore për personat që i konsumojnë.

Dy laboratorë në Greqi u përdorën për të kthyer lëndën e parë të trafikuar përmes Moldavisë dhe Bullgarisë në produkte të ndryshme. Shitjet u kryen përmes faqeve të internetit dhe adresave të e-mail të koduara për një klientelë ndërkombëtare, duke përfshirë dhjetëra atletë profesionistë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026