Gjendet piktura e vjedhur e Gustav Klimt pas 22 vitesh
Një pikturë e artistit autstriak Gustav Klimt, e cila u vodh në vitin 1997, mund të jetë gjetur e fshehur në një mur të jashtëm të galerisë italiane nga ku ishte vjedhur.
Portreti i një gruaje, e përfunduar në vitin 1917, u gjet nga punonjësit e galerisë.
Teksa po mundoheshin të pastronin bimët kacavjerrëse të Galerisë “Ricci Oddi”, ata gjetën një derë të vogël të fshehur mbrapa tyre ku brenda ndodhej piktura e veshur me një qese.
Ekspertët tani po punojnë për të kuptuar nësë piktura është origjinalja e artistit.
Piktura u zhduk në shkurt të vitit 1997, ne atë kohë autoritetet thonin se kryevepra ishte vjedhur me një grepi peshkimi me anë të cilës ishte tërhequr drejt një hapësire në çatinë e galerisë.
Vetëm një muaj më vonë, një kopje e falsifikuar me mjeshtëri e pikturës iu dërgua një politikani, duke e bërë situatën akomë më misterioze.
Kjo vepër arti ka një histori akoma më të ndërlikuar. Pak para zhdukjes së saj një studente e arteve kuptoi se ajo ishte pikturuar sipër një vepre tjetër që mendoj se kishte humubr më herët – portreti i një gruaje të re që nuk ishte parë që prej vitit 1912 – duke e bërë atë të vetmen pikturë mbi pikturë të Gustav Klimt që njihet në botën e artit.
Gustav Klimt njihet për pikturat e famshme “The Kiss”, “Danae” apo “Portrait of Adele Bloch-Bauer I”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)