“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet libri me tregime, “Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, i promovuar në Bibliotekën “Qemal Baholli” në Elbasan.
“Është një libër që përfshin një hark kohor nga vitet ’70 deri në ditët e sotme. Pse titullohet ‘Gruaja që endet rrugëve’? Ky është një titull metaforik, sepse të dhjetë tregimet kanë në qendër gruan dhe lirinë e munguar të gruas shqiptare. Ajo jeton në një shoqëri patriarkale, e cila ka ndryshuar sistemet, por jo mentalitetin”, tha Irena Dragoti, shkrimtare.
Promovimi i librit çeli edhe kalendarin e aktiviteteve verore të Bibliotekës “Qemal Baholli”, e cila ka paralajmëruar një sërë veprimtarish kulturore gjatë javëve në vijim.
“Kemi nisur aktivitetet me promovimin e librit të Irena Dragotit dhe do të vijojmë me veprimtari të tjera kulturore. Më 21 korrik biblioteka shënon 92-vjetorin e themelimit të saj”, theksoi Elisa Janku, Drejtoreshë e Bibliotekës “Qemal Baholli”
Gjatë promovimit, studiues të letërsisë e vlerësuan veprën për gjuhën e saj të thjeshtë dhe rrëfimin e natyrshëm.
“Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij libri është gjuha e thjeshtë, e cila shmang retorikën dhe artificin stilistik, duke ndërtuar një ligjërim të natyrshëm, të rrjedhshëm dhe emocionalisht të besueshëm.”
“Që në titull, autorja na fton në një botë të mbushur me simbole. Gruaja shndërrohet në një figurë arketipale që mbart kujtesën dhe brishtësinë njerëzore.”
Promovimi u mbyll me diskutime mes autores dhe lexuesve, si edhe me nënshkrimin e kopjeve të librit.
Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 23:15 Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës
- 22:52 Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
- 22:34 Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
- 22:24 Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)
- 22:18 Klodiana Shala zbulon takimet me yjet e futbollit: Messi më i afërt, Ronaldo i distancuar
- 22:08 Ministri i Mbrojtjes i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të reagojmë me gjithë fuqinë nëse sulmohemi