Kaosi me adresat, PD padit në SPAK ministrin Lleshaj: Qeveria synoi manipulimin e listave të votuesve
Partia Demokratike njoftoi pasditen e së premtes se ka paditur në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorin e përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracajn.
Demokratët i akuzojnë dy zyrtarët e lartë për “falsifikim dokumentesh”, “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të së drejtës së zgjedhjes”.
Padia, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, kërkon nga SPAK-u që të sekuestrojë të dhënat kompjuterike të regjistrit kombëtar të Gjendjes Civile pasi nga këto të dhëna mund të “vërtetohen ndërhyrjet e paligjshme me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit dhe pengimit të qytetarëve të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit”.
“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile,” – thuhet në padinë e demokratëve, të cilët pretendojnë se sipas ligjit ndryshimi adresave të qytetarëve ndryshon dhe qendrat e votimit.
Për këtë pretendim ata i referohen Nenit 46 të Kodit Zgjedhor në fuqi, ku thuhet se qendrat e votimit bazohen “te kodi i vendbanimit”.
Çështja në fjalë, e denoncuar në Euronews Albania në mesjavë, u konsiderua nga opozita si “manipulim zgjedhor”, ndërkohë që ministri Lleshaj dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile e konsideruan si problem të shfaqur nga bashkimi i regjistrave të vendbanimeve dhe atyre të adresave dhe që nuk ndikonte në zgjedhje.
Lexoni gjithashtu:
Ambasadorja Kim kërkon nga ministri Lleshaj të qartësojë çështjen e regjistrimit të votuesve
PD cilëson ”operacion manipulimi zgjedhor” ngatërrimet e adresave
Gabimi me adresat, Doracaj: S’ka ndryshim vendbanimesh, s’do ketë probleme për zgjedhjet
Kaosi me adresat, qytetarët ankohen se janë çregjistruar pa dijeninë e tyre
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta