Emigrantë shqiptarë në Dubai, Enerjeta Aliaj tregon pse zgjodhi Gjirin Persik

21 Dhjetor 2022 | 17:44

Kjo është familja e Enerjetës. Prej më shumë se 7 vitesh ajo jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Do të ishte dëshira për një jetesë më të mirë që e çoi atë drejt emigrimit. Do të punonte si kamariere, më pas në recepsion, sot është menaxhere e sigurisë në një nga hoteleritë në Dubai.

“Në fillim kur erdha e kisha të vështirë, larg familjes, plus edhe koha vetë këtu të shkatërron që nuk ke asnjë të afërm, mik, të ndash diçka”,  tregon ajo.

Të rikthehet në Shqipëri është dëshira e saj më e madhe. Në punën që është paguhet mirë, ndaj kjo është dhe frika e saj, a do ja dalë dot.

“Aktualisht është paga më e lartë, pak a shumë tek 2 mijë dollarë. Por normalisht nëse ka ndonjë mundësi në jetesën e brezit tonë e shoh të ardhmen në Shqipëri, nëse nuk ka do e shtyjmë nëpër Europë”, shprehet Enerjeta Aliaj.

Për fat të mirë edhe bashkëshorti i saj është i dashuruar me Shqipërinë, ndaj për të është një shtysë më shumë për t’u rikthyer në atdhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale

Gazetari Osman Stafa i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me protestën e sotme...
21:19 | 27/07/2026

Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 58-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:41 | 27/07/2026