Rama mohon humbjet në Arbitrazh, reagon PD: Miliona euro shpërdorim për inate personale
Pas deklaratës se Presidentit Ilir Meta ku pohoi se Shqipëria ka humbur shumë çështje në arbitrazh dhe së fundmi ka nisur një proces tjetër. Kryeministri Rama deklaroi se shteti shqiptar nuk ka humbur asnjë çështje në arbitrazh dhe nuk ka asnjë proces të nisur.
Në një komunikim me gazetarët pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, Rama i kërkoi mediave te verifikonin pretendimet e Presidentit Meta mbi çështjet e përfolura ne arbitrazh:
“Po ju gazetarët çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Deri më sot që flasim, deri përpara kësaj mbledhjeje të paktë, nuk kemi ne asnjë proces në Arbitrazh të përfunduar, ku ne të kemi humbur. Thjesht nuk kemi. Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit, që punojnë për t’i zmbrapsur këto vendime, që janë të natyrës paraprake”, tha z.Rama.
Nga ana tjetër, ka reaguar edhe Partia Demokratike, me anë të Enkeljd Alibeajt. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, deklaroi se kryeministri Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ai theksoi se kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar të keq menaxhimi i qeverisë të drejtuar nga Rama.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta