30-vjetori i bashkimit të Gjermanisë, ambasadori Zingraf thirrje politikanëve: Bëhuni të përgjegjshëm, deri më 25 prill nuk ka shumë kohë
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf bëri apel për unitet të politikës shqiptare në rrugëtimin evropian të vendit.
Gjatë ceremonisë së organizuar në Ambasadën Gjermane në kuadër të 30 vjetorit të bashkimit të të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, diplomati gjerman u shpreh se përmbushja e kushteve për nisjen e bisedimeve për anëtarësim është në interesin e vetë shqiptarëve për të formësuar të ardhmen e tyre.
Ai i kujtoi klasës politike se nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërkohë që ka ende shumë gjëra për të bërë.
“Kushtet që Këshilli i Evropës i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestagu gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‘roadmap’ për kalendarin shqiptar të reformave.
Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat.
Vetëm kështu njerëzit do të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtës.
Zgjedhje të lira e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme, rindërtimi pas tërmetit, pandemia dhe nisja dhe formësimi i bisedimeve për anëtarësim në BE.
Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi kodin zgjedhur të arritur në këshillin politik më 5 qershor duhet të vijojë më tej me një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë gjëra janë për t’u bërë”, tha ambasadori.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta