16 muaj në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, PD denoncon rastin e banorëve në Ersekë

3 Tetor 2020 | 09:26

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë rastin e banorëve të fshatit Qafzez në Ersekë, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar.

Sipas tyre, e vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba që banorët i kanë përdorur për të zënë të çarat e shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte në disa prej këtyre banesave ku bisedoi me banorët e dëmtuar, të cilët i thanë se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë cili do të jetë fati i banesave të tyre.

“Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m’i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t’i rregulloj. Ja se ç’i bëra, i vura këtu për të mos …”,- tha Festim Çaushi, një banor i fshatit.

Ai theksoi se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga lekët që i janë premtuar për dëmin që i është bërë shtëpisë nga tërmeti.

“Fillimisht ma cilësuan në 1 qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm. Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot”,- u shpreh banori.

Ndërkaq një tjetër banor, Gazmor Kasëmi u shpreh se pavarësisht se shtëpia e tij është shpallur e pabanueshme ai vijon të jetojë aty me shpresën se shtëpia do të rindërtohet.

“Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë”,- u shpreh Gazmor Kasëmi.

Ndër të tjera banori theksoi se ka 16 muaj që fle në pllaka e se nuk ka marrë asnjë shumë lekësh.

Një tjetër banore, Minushe Merka, e sëmurë me astmë dhe me burrin e papunë është shprehur e shqetësuar për gjendjen e situatës.

“Absolutisht, moj s’na kanë hedhur sytë! Na shikojnë se çfarë jemi, sikur jemi, jo sikur jemi popull jetojmë të gjithë bashkë e vëllezër e motra, por sikur jemi hasëm. Edhe hasmi që është hasëm bëhet një veprim”,- u shpreh znj. Merka.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026