‘S’kemi energji’ | Banorët e Derviçanit presin Mitsotakis, tregojnë problemet e tyre
Banorët e Derviçanit dolën për të pritur kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili po zhvillon një vizitë në këtë zonë.
Një prej tyre, tha për Euronews Albania se vizita e Mitsotakis është e rëndësishme, teksa tregoi edhe disa nga problemet që hasen atje.
Ai u shpreh se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me ujin e pijshëm.
“Ka rëndësi se është personalitet, një kryeministër që ka ardhur pas shumë vitesh, pas të atit të tij këtu. Kush ka diçka për ta thënë, unë për momentin nuk jam menduar të them diçka. Shtëpi pa halle nuk ka. Njëlloj. Kemi problem energjinë elektrike se e presin shpesh. Ku është qëllimi nuk e di, mbase duhet investuar në këtë fushë. Kishim ndërprerje të shpeshta, nuk e di ku vjen kjo, por ndërpritej.
Disa janë të punësuar jashtë, ata që janë këtu, janë këtu. Ata që janënë emigracion që punojnë, shkojnë edhe vijnë. Për momentin, këta që janë këtu, janë më pak se është edhe stinë dimri tani, afrohen festat, në bazë preferencash, disa duan ta kalojnë këtu, disa andej. Uji ka qenë problem, por tani ka filluar të stabilizohet me ujësjellësin e ri. Akoma nuk ka hyrë në funksion, por hapi i parë është bërë, hapi i madh që u bë investimi, ky është. Ka patjetër probleme “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta