Skandali i korrupsionit në PE, Eva Kaili kërkon lirinë
Eva Kaili, ish-eurodeputetja greke e përfshirë në skandalin e korrupsionit në Katargate duhet të lirohet, por me kufizime, të paktën deri në fillimin e gjyqit.
Kjo është ajo që avokati i ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian i kërkoi gjykatës belge, duke shtuar se një byrzylyk elektronik do të përdoret për të monitoruar lëvizjet e saj.
“Kemi kërkuar që zonja Kaili të vendoset në një regjim mbikëqyrjeje elektronik me byzylyk. Ajo merr pjesë aktive në hetim dhe kundërshton çdo akuzë korrupsion nga ana e saj”, u shpreh avokati.
Kaili doli para një gjykate në Bruksel të enjten për një seancë dëgjimore për të përcaktuar nëse ajo do mbetet në burg apo jo, përpara se të fillojë gjykimi.
Ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale për të promovuar në Parlamentin Evropian interesat e vendeve të huaja si Katari.
Megjithatë, një tjetër avokat e Kailit, tha se ajo është është e pafajshme për këtë çështje dhe nuk është e korruptuar.
Avokati shtoi se Kaili, ndihet e tradhtuar nga partneri i saj, Francesco Giorgi, i cili gjithashtu është arrestuar në lidhje me skandalin.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër