E rëndë, në Pejë foshnja e pajetë futet në lavatriçe, tentohet të fshihet ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Pejës në Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur pa shenja jete është futur bashkë me çarçafë në një lavatriçe.
Gazetari Kosovë Gjoci raportoi nga Peja se ngjarja ka ndodhur në 13 dhjetor, por në media u publikua vetëm një ditë më parë.
Autoritetet në Pejë kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë ngjarjen derisa u publikua në media.
Fëmija kishte lindur 8 muajsh me prerje çezariane.
Denoncimin e kanë bërë familjarët, të cilët u shokuan kur morën vesh lajmin se foshnja lindi pa shenja jete.
Familja pretendon se nga pakujdesia, foshnja e pajetë mendohet se është futur bashkë me çarçafë në makinën për larjen e rrobave të spitalit.
Këta të fundit kërkuan trupin e pajetë për ta varrosur, por nuk u është dorëzuar nga stafi mjekësor.
Familjarët kanë ngritur padi ndaj Spitalit të Pejës dhe prokuroria ka nisur hetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet