Faj i mamive apo i sanitareve që trupi i foshnjës u fut në lavatriçe me çarçafët?

23 Dhjetor 2022 | 08:33

Gazetari Bujar Vitia deklaroi se ende nuk nuk ka një përgjegjës lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në spitalin e Pejës, ku një foshnjë e porsalindur pa shenja jete u gjend me çarçafë në një lavatriçe.

Në emisionin “Good Morning Albanians”, Vitia u shpreh se babai i foshnjës ka dyshuar në momentin që nuk iu dha trupi nga stafi mjekësor.

Ai ka vrapuar pas tyre dhe ka parë një person që ka nxjerrë copëza të foshnjës nga lavatriçja, por ende nuk është identifikuar se çfarë pozicioni mbante ky person.

“Sipas rrëfimit të babait, ai e ka marrë vesh prej zyrtarit të sigurimit. Me aq sa kemi kuptuar nga rrëfimi i tij, ai ka vrapuar pas disa punëtorëve të spitalit, të cilët në momentin kur babai ka shkuar të nesërmen për të kërkuar trupin e pajetë të foshnjës, ka dyshuar diçka, sepse stafi ka refuzuar që t’ia japë trupin.

Ka filluar të dyshojë dhe ka vrapuar pas disa personave, zyrtarëve të spitalit dhe bashkë me sigurimin ka shkuar në lajtore, ku janë rrobalarëset e spitalit, ku bëhet pastrimi i uniformave të stafit mjekësor dhe sipas rrëfimit, kanë parë një person duke nxjerrë copëza të trupit të foshnjës së vdekur. Duhet të ketë qenë nga stafi, besoj ndoshta ndonjë përgjegjës i lajtores, nuk jam i sigurt. Vetë prindi nuk është i sigurt se kush mund të jetë, nuk besoj se e ka indentifikuar pozicionin e atij personi”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024