‘Shqipëria po rrëshqet drejt një junte me grusht të hekurt’, Presidenti i shqetësuar për raportin e ‘Freedom House’
Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin lidhur me raportin e “Freedom House” për nivelin e demokracisë në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19.
Sipas kreut të shtetit konkluzionet e raportit konfirmojnë qartësisht se vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”.
Presidenti citon disa nga përfundimet sipas tij shqetësuese të raportit për Shqipërinë, ku theksohet se “sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale, dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik”.
“Alarmuese janë gjithashtu të dhënat e raportit se “krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë.
Policisë iu dhanë më shumë kompetenca, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha dhe njerëzit janë hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk ka ndodhur më parë.
Paketa ‘antishpifje’, me gjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar dhe ka përkeqësim të qasjes tek informacioni dhe transparenca qeveritare”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij në Facebook.
Teksa i quan zgjedhjet e ardhshme parlamentare ‘referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite’, presidenti shprehet se ato do t’i japin fund “tiranisë dhe babëzisë së një bande, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as familje dhe as atdhe”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta