Robert Aliaj: Unë nuk shitem, prandaj nuk më duan në juri

23 Dhjetor 2022 | 19:00

Artisti Robert Aliaj tha një intervistë për Euronews Albania se nuk ka qenë kurrë pjesë e një jurie në festivalin e këngës pasi nuk do të pranonte kurrë të shitej.

Aliaj u shpreh se ajo që ndodh është shumë e rëndë pasi duke shitur një votë në një juri festivali mund të shitesh për gjënë më të vogël.

“Asnjëherë nuk kam qenë në jurinë  e festivalit dhe skam si të jem. Unë e kam mision që atë që bëj ta bëj mirë. Kam një kaluar me festivalin, më lidhin gjëra. Dua që ky festival të përcaktojë trendet. Nuk do shitesha kurrë, ndaj nuk më merr njëri, për ata unë jam ‘Bertlandeni’. Kur shitesh, ti për mua ke bërë gjënë më të rëndë, ndaj mund të shitesh edhe për një gotë raki. Ne duke u shitur për kaq pak harrojmë çfarë shoqërie po ndërtojmë. Ne fatet tona dhe të fëmijëve i shesim,  ne po harrojmë çfarë po u lëmë fëmijëve tanë. Festivali ka rolin e vet përcaktues, nuk është keq që të na shohin si evropianë”, tha Aliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023