Rama komenton deklaratën e Vulin: Gojështhurur! Kriminelët janë në Beograd, në Prishtinë janë çlirimtarët

4 Tetor 2020 | 10:39

Kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i cili u shpreh dje se kryeministri shqiptar duke thënë se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” porti i Kosovës po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Z. Rama tha se ushtarët e UÇK ishin çlirimtarët, dhe se vrasësit ishin dhe janë në Beograd, vendi që siç tha, u nis me një ushtri për një qëllim të vetëm; të bënte spastrim etnik në Kosovë.

“Unë jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme, sepse në momentin e parë thashë është një meme se nuk ka mundësi që një anëtar qeverie i një vendi me të cilin ne po përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie sa më të mira, në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët, pastaj kuptova që s’ishte mene.

Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Serbinë e madhe, ekstremistët serbë në Beograd më akuzojnë se po punoj për Shqipërinë e madhe…

Sa për vrasësit e UÇK, unë jam shumë krenar që për arsye të fatit, që e deshi të jem në këtë pozicion kam mundur t’i njoh e t’i kem miq, jam miku i tyre më i mirë në ditë të mira e në ditë të vështirë, për mua ata janë çlirimtarë, nuk janë vrasës.

Vrasësit ishin në Beograd. Dhe vrarës ka akoma në Beograd sepse asnjë autoritet serb s’mund ta kthejë përmbysë historinë dhe nuk e ndryshojnë dot një fakt shumë të thjeshtë; nuk e sulmoi Kosova, Serbinë dhe nuk shkoi Prishtina në Beograd, e kundërta ndodhi.

Nuk ishin tanket e Kosovës që shkuan dhe hapën rrugën e një ushtre të vënë në urdhra për të bërë spastrim etnik, për të vrarë e përdhunuar vajza të reja, por ishin nga Beogradi, ishin ushtarët e Millosheviçit.

Dhe kjo nuk ndryshon dot, dhe se ndryshon dot as Gjykata e Hagës, as fletë-rrufetë e prokurorëve. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët janë, nën dhe disa e mbi dhe disa të tjerë, por janë në Beograd”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

 

Lexoni gjithashtu:

Ministri serb i Mbrojtjes i përgjigjet Ramës: Do mbahesh mend vetëm për çorapet

Rama i kërkon Vuçiçit të dënojë deklaratën e ministrit të tij: Spektakël i neveritshëm

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026