Macron: Kurdët francezë viktima të një sulmi të tmerrshëm 

23 Dhjetor 2022 | 17:40

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha sot në lidhje me të shtënat në qendër të Parisit, se kurdët francezë ishin shënjestër e një sulmi “të urryer”, duke dërguar ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe mbështetjen për të plagosurit.

“Kurdët francezë janë objektivi i një sulmi të tmerrshëm në zemër të Parisit. Mendimet tona janë me viktimat, njerëzit që luftojnë për jetën e tyre, familjet dhe të dashurit e tyre,” shkroi Macron në Twitter.

Televizioni francez BFM raportoi se tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit kur një 69-vjeçar hapi zjarr ndaj këmbësorëve në një rrugë pranë Qendrës Kulturore Kurde.

Televizioni njoftoi se sulmuesi ishte arrestuar dhe se policia i kishte kërkuar publikut që të qëndronte larg nga rrethi i dhjetë i Parisit, ku ndodhën të shtënat.

Personi i arrestuar për të shtënat është i njohur për autoritetet franceze sepse ai sulmoi një kamp emigrantësh një vit më parë, raportoi Reuters.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026