“Enveristë”, Uran Butka: Dhunimi i bustit të Mit’hat Frashërit” vepër anti-shqiptare
“Është një vandalizëm, një vepër e shëmtuar e forcave të errëta enveriste, e realizuar në mesnatë me qëllime të mbrapshta me heqje kafke si në mesjetë. Frashëri ishte i përkushtuar në liri, ai ka qenë shërbëtor i Shqipërisë.”
Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania shkrimtari Uran Butka teksa komentoi dhunimin e bustit të Mit’hat Frashërit.
Ai tha se këto veprime janë anti-shqiptare dhe se askush nuk mund të ulë dot figurën e Frashërit.
“Dihet që këto forca vijnë nga e shkuara dhe vazhdojnë veprimet e tyre edhe në ditët e sotme. Është një reagim regrevis kundër ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Ata që dhunuan varrin e tij nuk mund të ulin dot figurën e tij. Të trazosh eshtrat është një veprim anti-shqiptar”, tha ai.
Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, po prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:16 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:01 Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
- 18:45 Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku
- 18:19 Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!