Dhunohet busti i Mit’hat Frashërit, Rada: Akt vandal, i vështirë restaurimi i tij

24 Dhjetor 2022 | 12:32

Memoriali i Mit’hat Frashërit, një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, është shkatërruar, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Pamjet janë të trishta, ndërkohë që shikohet se busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pllaka e mermerit.

Memoriali i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të vitit 2008. Ndërkohë që busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada.

“Krijimet tona janë fëmijët tanë dhe mendohet se çfarë tragjedia e tmerrshme ndodh kur ty ta përdhosin krijesën tende”, u shpreh Agim Rada.

Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026