Inflacioni në Gjermani pritet të jetë i lartë edhe për 2 vitet e ardhshme

24 Dhjetor 2022 | 18:01

Inflacioni ka të ngjarë të mbetet i lartë edhe për dy vjet të tjera në Gjermani. Kështu u shpreh të shtunën kretarja e Këshillit të Ekonomistëve që këshillon qeverinë gjermane, Monika Schnitzer.

Sipas saj, kompanitë kanë kosto më të larta të inputeve dhe në disa raste i ekzagjerojnë ato, shkruan Reuters.

“Inflacioni do të jetë gjithashtu një problem në vitin 2024, dhe vetëm pas kësaj ne ndoshta do ta shohim atë të kthehet në 2%,” është shprehur Monika Schnitzer.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur më tej kostot tashmë në rritje për ushqimin dhe energjinë, duke e shtyrë inflacionin në Gjermani në rritjen më të shpejtë që nga fillimi i viteve 1950.

Bundesbank ka paralajmëruar se edhe një kufi i planifikuar i çmimit të gazit dhe energjisë elektrike mund të mos jetë i mjaftueshëm për të ulur inflacionin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026