Messi arrin marrëveshje me PSG-në për rinovimin e kontratës

24 Dhjetor 2022 | 22:34

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka arritur marrëveshje në parim për të rinovuar kontratën e tij te Paris Saint-Germain, sipas gazetari të sportit, Guillem Balague.

Messi, 35 vjeçar, i cili e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar, do t’i skadojë kontrata me kampionin francez bë qershor të vitit 2023, shkruan BBC.

Gjatë kësaj jave, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se ai do të dëshironte që Messi të rikthehet te gjiganti katalunas, me të cilin kishte kaluar plot 21 vite.

Por, sipas Balague, Barça nuk ka kontaktuar me Messin për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”.

Ai pritet të nëshkruajë një kontratë një vjeçare me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit, dhe marrëveshja është arritur pas katër muajsh bisedime mes drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos dhe babait të Messit, Jorge.

Këto bisedime u vazhduan me një takim në Doha me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026