Pse nuk ulen çmimet sipas bursës? Tola: Institucionet që duhet të ndërhyjnë
Eksperti i ekonomisë Igli Tola është treguar kritik në lidhje me autoritetet e vendit tonë duke thënë se nuk po veprojnë siç duhet në lidhje me çmimet e produkteve.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai ngjalli dyshimet se politika ka ndërhyrë në Autoritetin e Konkurrencës, Bankën e Shqipërisë dhe AMF.
Ai tha ndër të tjera se në momentin që të gjithë drejtuesit caktohen nga qeverisja dhe pushteti atëherë mundësia që kanë këto institucione të veprojnë dhe të penalizojnë operatorët abuzues, bëhet shumë e vështirë.
“Nëse administrata do të donte të bënte detyrën ky është momenti që të faktojnë ndryshimet e tyre. Secili prej nesh sheh se jashtë çmimet janë njëlloj si atje dhe këtu ose janë më shtrenjtë, atëherë kjo tregon se po abuzojmë. Se ku është abuzimi kjo është detyra e Autoritetit të Konkurrencës.
Kemi dhe AMF dhe duket sikur nuk po vepron fare. Kemi Bankën Qendrore ku duket se është vënë në diktatin e qeverisjes dhe pushtetit. Në momentin që të gjithë drejtuesit caktohen nga qeverisja dhe pushteti atëherë mundësia që kanë këto institucione të veprojnë dhe të penalizojnë operatorët abuzues, bëhet shumë e vështirë. Në momentin që hyn politika në mënyrë direkte në këto autoritetet, mundësia që këto të operojnë bëhet e vështirë.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta