Kuvendi pritet të vendosë sot për ndryshimet në kodin zgjedhor, opozita e akuzon se po shkel kushtetutën

5 Tetor 2020 | 06:15

Parlamenti pritet të diskutojë në seancën e sotme plenare ndryshimet në kodin zgjedhor.

Ndryshimet e propozuara nga socialistet janë kundërshtuar si nga opozita jashtë parlamentit ashtu dhe nga ajo brenda parlamentit.

Sipas tyre, propozimi i PS nuk hap listat duke shkelur kushtetutën, ndërsa për opozitën e bashkuar, përveç mos hapjes së listave propozimi i socialistëve kërkon t’u heqë të drejtën partive për t’u organizuar në koalicione, gjë të cilin sipas tyre nuk e ndalon as kushtetuta, madje e rregullon kodi zgjedhor.

Opozita brenda parlamentit ka deklaruar se nuk do t’i votojë ndryshimet, të cilat sipas tyre nuk reflektojnë ndryshimin e kushtetutës më 30 korrik, madje kanë kërkuar bojkotimin e punimeve të sotme.

Deputeti Andi Përmeti, në një reagim në Facebook u ka bërë thirrje kolegëve të tij të bojkotojnë punimet e Kuvendit.

“Kush shkon nesër në seancë për të votuar listat e mbyllura ka vrarë kauzën, betejën, por mbi të gjitha ka vrarë veten politikisht. Bojkotoni nëse keni një fije dinjitet për betejën që vetë keni bërë”, shkruan Andi Përmeti.

Deputetët e opozitës parlamentare bojkotuan edhe komisionin e ligjeve, ku u miratuan ndryshimet e propozuara nga socialistet, me argumentin se nuk hapin 100% listat.

Miratimi me konsensus i ndryshimeve në kodin zgjedhor është një nga kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026