KFOR jep detaje për sulmin në Zubin Potok, thirrja për të dyja palët

26 Dhjetor 2022 | 12:08

KFOR-i ka dhënë detaje të reja rreth një sulmi afër patrullës së saj në veri, për të cilin u raportoua dje.

Misioni i NATO-s në Kosovë sqaron se sulmi është kryer nga disa të armatosur në Zubin Potok.

“KFOR-i po e heton një incident të tërthortë zjarri më 25 dhjetor, në afërsi të një patrulle të KFOR-it. Në incidient ishin përfshirë njerëz të panjohur dhe të armatosur në rajonin e Zubin Potokut”, thuhet në njoftimi, ku bëhet e ditur se nuk ka pasur ndonjë lëndim a ndonjë dëm material.

KFOR njofton se janë planifikuar takime me të gjitha palët, rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Përderisa takimet me të gjitha palët janë planifikuar, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të evitojnë retorikën apo veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe ta eskalozojnë situatën”, thuhet në njoftim.

“Ne presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga shfaqja provokative e forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë pqë siguirnë e të gjithë komuniteteve. NE u kërkojmë të gjitha palëve që të ndihmojnë ofrimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë që narrativat mashtruese të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet më tej nga ana e KFOR.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026