Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Rama: Koalicionet s’mund të jenë kope, sot ne do t’i qytetërojmë

5 Tetor 2020 | 10:55

Kryeministri Edi Rama rezervoi fjalë të ashpra dhe me tone të rënda ndaj opozitës jashtë-parlamentare, Presidentit, partive të vogla dhe kritikëve të qëndrimit të shumicës socialiste për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe koalicionet parazgjedhore.

Gjatë fjalës që ai mbajti në parlament, Rama theksoi se Partia Socialiste ka bërë shumë për sa i përket kompromisit për reformën, krejt ndryshe nga çfarë do të bënte, sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sikur të isha pak sa Saliu [Sali Berisha], ata që do të ishin jashtë nuk do të kishin shans të uleshin as në tavolinë,” – tha Rama duke pretenduar se procesi i diskutimit dhe vendosjes së reformës në Këshillin Politik ishte meritë e tij.

Fillimisht kryeministri kritikoi sjelljen dhe retorikën e deputetëv, sidomos sjelljen e deptuetit Halit Valteri kundrejt Damian Gjiknurit, duke këmbëngulur se këto sjellje “janë rrugaçëri”. Kjo pjesë i kushtohej edhe deptuetes Rudina Hajdari, e cila bllokoi foltoren duke e detyruar kryeministrin ta mbante fjalën e tij nga posti i qeverisë.

“Gjuha ime iu thyen kockat!” – theksoi Rama duke pretenduar se ai nuk përdor kurrë fjalë “të ulëta fyese” ndaj kundërshtarëve politike, por “vetëm forcën e argumentit”.

Thënë këtë ai u përqëndrua te çështja e reformës zgjedhore. Sipas tij shumica ka bërë tepër për t’i mundësuar palëve kompromisin, por që kompromisi nuk duhet medoemos të kënaqë njërën apo tjetrën palë. 

“Nuk ka kompromis ku një palë i fiton të gjitha, kompromiset e mira janë zakonisht kompromiset ku të gjitha palët kanë arsye për t’u mërzitur. Edhe ne kemi arsye për t’u mërzitur, madje të jemi të qartë më shumë se sa palët që janë në këtë proces, qoftë brenda në Kuvend, qoftë jashtë, por jemi të vetëdijshëm që detyrimin për të bërë kompromisin e nevojshëm për një proces ku të gjithë kanë të drejtë të marrin pjesë, në zgjedhje, është që të heqim dorë nga dëshirat tona. […] Nga ana tjetër, për ata që nuk janë këtu ky parlament po bën më shumë se sa asnjëherë më parë ndaj një pale që ka qenë këtu brenda, duke i marrë në konsideratë kërkesat e tyre, edhe pse ata e braktisën parlamentin dhe u vetëzhveshën nga e drejta për t’i imponuar parlamentit gjithfarë gjëje,” – u shpreh Rama.

“Sot do të rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive në të ashtuquajturit koalicione ku votat i merr njëri dhe i kalojnë tjetrit pa pikë turpi, por koalicionet s’mund të jenë kope dhe ne sot do t’i qytetërojmë, dhe për sa i përket listave, kushdo që hyn në listë do të zgjidhet, por patjetër kush do të zgjidhet duhet të marrë votat, pa vota dhe me 100 vota, nuk ka… patjetër që PS-ja nuk është as kompani fitimprurëse, as PD-ja, as furgon i shpikur kap çfarë të kapësh dhe as tren mallrash si kartelet e PD-së, ajo ka rregulla dhe patjetër ka të drejtë të rendisë në listë gjithë skuadrën e vetë nga portieri te sulmuesi bashkë me rezervat, çdo rezervë që merr votat futet në fushë, kush lojtar që është në fushë e që nuk merr votat, ulet në stol,” – theksoi Rama duke këmbëngulur se “listat e hapura” kanë pas “paranë e zezë” dhe forcat që ushtrojnë presion në komunitete”.

Në lidhje me qëndrimet e Presidentit Ilir Meta, se ai do të bëjë publike emrat e deputetëve që do të votojnë sot Kodin Zgjedhor dhe që sipas tij duke bërë këtë janë “kundër interesit kombëtar” dhe “integrimit të vendit”, Rama e ironizoi.

“Do afishueka emrat e deputetëve, publikisht dhe secili do merrka kostot politike dhe personale, nga kush, si, në çfarë mënyre? Nga cilat mjete të dhunshme? Apo nga ato armët që do të rrëmbeheshin në vitin 2017-të,” – u shpreh Rama.

Për sa i përket shqetësimeve të partive të vogla për pragun elektoral, kryeministri i cilësoi “grupe shantazhjerësh, pengmarrësish, grupe interesi për kap-çfarë-të-kapësh”, por që “nuk duhen penguar”.

“Janë grupe pengmarrësish për të pakur një ministri dhe për ta kthyer në degë thesari, kjo është e vërteta, por fakti që kanë qenë të tilla deri sot, nuk do të thotë se duhen penguar sot apo nesër. Unë e di çfarë doni ju dhe Ilir Meta, të grumbulloni njerëz rrugës, pa i pyetur se çfarë mund të bëjnë këta për popullin, dhe t’u thoni turru vëlla, mblidhi, kapi, silli, e të vijë këtu e të bëjë të njëjtën gjë për t’u turrur e për të çuar te shpija,” – tha Rama duke ironizuar deputetët në sallë se “rroftë maska që të paktën buzëqeshni nën saj”.

Vazhdimisht Rama u ndërpre nga deputetë si Kujtim Gjuzi apo Ralf Gjoni. Përballë kritikave për “diktator” ai u përgjigj me shembullin e propozimit të socialistëve për të vendosur ish-zëvendëskryeministrin demokrat Ilir Rusmalin kryetar të Komisionit Qnedor të Zgjedhjeve.

“Ne kemi çuar Ilir Rusmajlin që ta bënim kryetar të KQZ, por nuk e pranuan. E imagjinoni dot që Saliu [Sali Berisha] të propozonte Erion Braçen si kryetar KQZ-së?! Këtë do bëjmë ne sot. Unë do mbyll hundën dhe do votoj ca personazhe që vijnë nga frigoriferi i SHQUP-it [Partia Demokratike]. Për një arsye të thjeshtë se nuk jam as diktator dhe as autokrat dhe se PS e ka në ADN qytetarinë” – tha Rama.

 

Lexoni gjithashtu:

Rudina Hajdari bllokon foltoren e Kuvendit: Ndërpriteni këtë seancë të turpshme, po mashtroni shqiptarët siç bëtë 30 vjet

Valteri: Mazhoranca ka blerë deputetë për të plotësuar votat; Gjiknuri: Denoncoji!

Tensionohet situata jashtë ambienteve të Kuvendit, Halit Valteri tenton të godasë Damian Gjiknurin

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Meta apel Kuvendit: Mos votoni ”pro” pushtetit të partisë mbi interesin kombëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026