BE dënon sulmin ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës: E papranueshme!
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar në lidhje me sulmet e kryera ditën e sotme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, në zonën e Zubin Patokut.
Zyra e BE-së ka dënuar sulmin duke theksuar se veprime të tilla janë të papranueshme. Në postimin e publikuar në rrjetin social Twitter, nënvizohet se gazetarët kanë çfarëdolloj të drejte që të raportojnë dhe se siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet.
“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve.
Kujtojmë se këtë të hënë një sulm u raportua ndaj gazetarëve në terren në veriun e Kosovës. Reporterët u sulmuan nga qytetarët serbë të cilët anë bllokuar qarkullimin përmes barrikadave në veri të vendit.
LEXO GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta