Gazetari: Policia e di që Ervis Martinaj është gjallë, kufoma nuk kërkohet në banesë

26 Dhjetor 2022 | 17:08

Për gazetarin Elkier Bushkolaj, fakti që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), kryen kontroll në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj përforcon dyshimet se ky i fundit është gjallë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushkolaj u shpreh se nëse do të kërkohej kufoma e Martinajt, policia nuk do të kryente kontrolle në banesën e tij.

“Unë hyj te ata gazetarë që mendoj se Ervis Martinaj është i gjallë, gjithsesi janë të hapura të treja pistat. Por fakti që sot policia bëri kontrolle në banesën e tij, i përforcon edhe më shumë këto dyshime, që është gjallë. Nëse do të kërkonte një kufomë, ka informacion ose ka indicie. Këto lloj operacionesh, përgjithësisht, në prag festash siç janë Krishtlindjet, apo Viti i Ri apo festa e Bajramit, janë operacione të zakonshme.

Janë zhvilluar disa operacione të tilla në veri të vendit, kryesisht në zonën e Mirditës, Lezhës, Kurbinit, por edhe në Tropojë, pasi për raste festash edhe personat që janë në kërkim, mendojnë që nga ana e policisë ka një mungesë vigjilence, por e njëjta gjë ndodh edhe nga ana e policisë, që personat që janë në kërkim kanë mungesë vigjilence dhe takohen me bashkëpunëtorët e tyre”, theksoi ai.

Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.

Kontrollet në banesat e tyre u kryen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, me urdhër të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026