Gazetari: Dy dëshmitë që mund të japin të dhëna të reja për fatin e Ervis Martinajt
Gazetari Elkier Bushkolaj e ka cilësuar si të dështuar operacionin e sotëm të policisë, në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushkolaj u shpreh se dy dëshmitë e dhëna së fundmi nga Jeton Lami dhe Klisman Preçi mund të japin të dhëna të reja për fatin e Ervis Marinajt.
“Për hir të së vërtetës, në pamje të parë, nga e gjithë ajo që kemi parë deri më tani, duket sikur Ervis Martinaj u ringjall nga Policia e Shtetit për Krishtlindje. Kjo është së paku ajo që duket në pamje të parë, por edhe këtë herë besoj se ishte një operacion i dështuar. Kam përshtypjen, këto dëshmitë, e Jeton Lamit, ish-oficerit të Operacionales që ka qenë shoqëruesi i Martinajt, mund të ketë nxjerrë të dhëna të tjera në dritë.
Vetëm pak javë më parë, ka dëshmuar edhe Ylli Brahimi, është një personazh i njohur në zonën e Kurbinit që mbeti i plagosur në atentat në Milot, ku u vra edhe shoku i tij, Klisman Preçi. Kam përshtypjen që këto dy dëshmi mund të kenë sjellë të dhëna të reja sa i takon Ervis Martinajt”, theksoi ai.
Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.
Kontrollet në banesat e tyre u kryen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, me urdhër të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë