Gazetari: Si u gjetën armët në kosheret e bletëve të Vis Martinaj
Gazetari Eni Ferhati, zbuloi nga studio e Euronews, detaje të reja nga operacioni i ndërmarrë ditën e djeshme nga FNSH dhe Renea në banesën e Ervis Martinaj.
Ferhati deklaroi se gjatë kontrollit të banesës u gjet një sasi municioni dhe armësh të cilat duhet të jenë futur aty që përpara kohës Vis Martinaj të shpallej i zhdukur.
Ai shtoi se armët u gjetën të fshehura në kosheret e bletëve dhe ishin vendosur aty me shpresën se policia nuk do të mund t’i shkonte ndërmend të kontrollonte kurrë.
“Ato armë ajo sasi munuicionoi nuk mendoj të jetë futur aty pasi të jetë deklaruar i zhdukur Ervis Martinaj, apo i shpallur në kërkim, kanë qenë aty. Ishin të fshehura në kosheret e bletëve. Kanë menduar personat që i kanë fshehur aty se policia nuk do të kontrolloj deri në kosheret e bletëve, pasi bletët janë të shenjta.
Më herët banesave e Ervis Martinaj ka qenë objekt i kontrolleve të policisë, kujtojmë pas operacionit plumbi i artë që e ka patur detyrim ligjor për ta kontrolluar”, tha ai.
Ferhati shtoi se qëllimi i kontrolleve nuk ishte gjetja e armëve por gjeta e provave të tjera shkencore që mund të lidhen mbi hetimin për zhdukjen e Vis Martinaj.
“Nuk ka patur qëllim që të gjenden këto armë, ka patur qëllim tjetër”, tha Ferhati.
LEXO GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)