‘E di ku po shkon’? Rrëfimi tronditës i gazetarit para shtëpisë së Martinajt

27 Dhjetor 2022 | 10:07

Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga solli ekskluzivisht një ditë më parë pamje nga operacioni i FNSH dhe RENEA në shtëpinë e Ervis Martinajt, në Fushë Kuqe ku u përball edhe më sulmin verbal të banorëve të zonës.

Ai tregoi se policia nuk kishte ndërhyrë në asnjë moment për të qetësuar situatën, duke i lënë si zgjidhje të vetme largimin prej aty.

Gjergo tregoi se përpara se të hynte në Fushë Kuqe, një zonë që nuk depërtohej as nga mediat e zonës, as nga policia për shkak të dominimit nga bandat kriminale ishte përballur me disa efektivë të RENEA-s, njëri nga të cilët e kishte paralajmëruar duke e pyetur: E di se ku po shkon?!

“Deri sot asnjë gazetar i Lezhës nuk kishte mundur të depërtonte në Fushë Kuqe, një zonë që nuk depërtohej as nga policia. Kam pasur edhe telefonata të njerëzve që më kanë pyetur a je mirë, për shkak të rrezikshmërisë në atë zonë ku beteja e policisë me krimin është e humbur. Një nga efektivët e RENEA-s në momentin që po futesha në zonë më tha: ‘E di se ku po shkon’. S’e identifikova dot s’e ishin  të maskuar. Kjo fjali më mbeti në mendje: ‘E di ku po drejtohesh’, dhe më ktheu shpinën”, tregoi gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026