Kurti për median boshnjake: Nëse KFOR-i nuk vepron, do i heqim vetë barrikadat
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në një intervistë për televizionin e Bosnjë e Hercegovinës, “Okanal” se barrikadat në veri po menaxhohen nga Beogradi zyrtar.
Ndër të tjera, ai ka thënë se nëse KFOR-i nuk është në gjendje, apo “nuk do” t’i largojë ato, atëherë institucionet e Kosovës mund ta bëjnë një gjë të tillë.
“Na vjen keq që KFOR-i e vonon vendimin për heqjen e barrikadave. Nuk e di përse, nuk i di bisedimet mes tyre, por e di që kjo nuk mundet që zgjasë shumë. Nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i heqë barrikadat, ose nuk do për shkak të arsyeve që unë nuk i di, atëherë këtë do të duhet ta bëjmë ne”, u shpreh kryeministri.
Ai theksoi se për sa i përket palës kosovare, barrikadat mund të hiqen pa incidente, por shtoi se “pala tjetër është shumë e panjohur për ne”.
“Nga ana jonë, barrikadat mund të hiqen pa incidente, por pala tjetër është shumë e panjohur për ne. Njerëzit janë të uniformuar, nuk e di se si do të reagojë secili prej tyre kur të afrohet policia jonë. Por, një e di që disa direktiva i pranojnë çdo ditë nga Beogradi. Vijnë nga qeveria dhe presidenca serbe, vijnë nga katërshja Vuçiq-Bërnabiq-Vulin dhe Daçiq”, theksoi kreu i qeverisë, Albin Kurti.
Ndër të tjera, ai foli për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në veri. Ai tha se atje gjendet policia e Kosovës, “më e pranishme se kurrë”, por shtoi se “kemi edhe barrikada”.
Ai po ashtu tha se Serbia nuk ka traditë në demonstrata, por vetëm në luftë.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS