30 mijë emigrantë në 4 ditë, fluks në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë
Kjo është pamja këtë mëngjes nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës në juglindje të vendit.
Emigrantë të cilët kthehen drejt vendit të lindjes për të festuar bashkë me familjarët e tyre.
“Jetoj në Greqi. Erdha të festoj vitin e ri me prindërit. Vij çdo vit. Mirë janë çmimet. Shëndet të kenë të gjithë, kryesorja është shëndeti”, u shpreh një emigrant.
“vij nga Lamia, vij çdo fundvit se kemi prindërit. I urojme te gjithë vit i mbarë për të gjithë, të gjithë mirë janë”, tha një tjetër.
“Jetojmë në Athinë. Po vijmë për vitin e ri. Do rrimë 10 ditë, pothuajse çdo vit vijmë, janë rritur çmimet në çdo vend edhe nga ne janë rritur. Gëzuar vitin e ri”, tha një tjetër.
Afërsia midis kufijve bën që jo vetëm emigrantët shqiptarë, por edhe fqinjët grekë të vizitojnë Korçën për festa.
“Jam nga Greqia dhe po shkoj për në Korçë. Dua të rri një ditë atje. Vij shumë herë dhe më pëlqen vendi, të eci dhe të kaloj një ditë të qetë e të bukur në Shqipëri”, tha shtetasi grek.
Numër të lartë hyrjesh ka pasur edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, ku me tepër se 10 mijë udhëtarë kanë hyrë drejt tokës shqiptare ditët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:08 Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington