EKSKLUZIVE/ I fshehu në ferra e më pas u pendua, si i vodhi polici 30 mijë euro

27 Dhjetor 2022 | 16:20

Gjykata e Elbasanit ka lënë në masën Arrest me burg policin e Cërrikut, Geraldo Nela, i akuzuar për vjedhjen e 30 mijë eurove gjatë kontrollit të një banese. Euronews Albania sjell ekskluzivisht dosjen hetimore për mënyrën si u realizua vjedhja dhe si u zbulua nga prokuroria dhe agjencia e mbikëqyrjes policore.

Më 20 dhjetor, 1 javë më parë, me vendim gjykate rreth orës 7 të mëngjesit policia do të shkonte për kontroll në banesën dhe stanin e shtetasit Banush Kuqja, në fshatin Marinzë në bashkinë Belsh.

Në kontroll do të asistonte edhe djali i Banushit, Syrja Kuqja, duke qenë se banonte ngjitur me shtëpinë e babait.

Nuk dihet se pse do të kryej kontrolli por polici 24 vjeçar Geraldo Nela, i vënë nën akuzë për vjedhje, është identifikuar nga bashkëshortja e kallëzuesit.

Vjollca Kuqja ka deklaruar se ka marr lekët që kishin në banesë, të cilat i kishte poshtë divanit, një shumë prej 30000 Euro, të prerjes 50 Euro, të mbështjella me qese plasmani me ngjyrë të zezë me lule rozë. Sipas saj lekët i ka marrë se ka pasur frikë se policia do bënte kontroll te banesa e saj dhe do i gjente aty.

Ka marrë lekët nga banesa duke i mbajtur poshtë xhupit dhe i ka fshehur te disa dru qe i kishte për ndezjen e zjarrit te oborri i banesës. Në oborr sipas saj u fut vetëm polici Geraldo Nela.

Edhe kallëzuesi Syrja Kuqja ka deklaruar se paratë ishin të gjitha prerje 50 euro dhe shuma prej 30 mijë eurosh ishin kursimet e tij nga puna në emigracion.

Fillimisht polici i komisariatit të Cërrikut ka mohuar akuzën por më pas është penduar.

Sipas dosjes hetimore pasi kishte vjedhur lekët në stivën e druve, ai i ka fshehur ne një ferrë anës rrugës jashtë portës së banesës së Syrja Kuqjas.

Madje 1 ditë pas ngjarjes, pasi ishte identifikuar nga bashkëshortja e kallëzuesit të cilës i kishte thënë fillimisht “nuk kam marrë lek e nuk do merrem me gra” ai i ka treguar vendin ku i kishte fshehur duke i kërkuar falje.

Paratë u numëruan nga agjentët e agjencisë së mbikëqyrjes policore dhe rezultoi shuma 30 mijë euro.

Në lidhje me veprimin polici i ri ka deklaruar se ndihej i penduar dhe se nga frika dhe nga zori nga kolegët e tjerë për momentin nuk ka reflektuar duke e mohuar një fakte të tillë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026