Shumica e vdekjeve nga zemra, Shqipëria me faktor rreziku të lartë
Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme. Stili i jetesës, mënyra e të ushqyerit, aktiviteti fizik ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek mirëqenia fizike e shëndetësore e njeriut.
“Shqipëria karakterizohet në vendin me faktor rreziku të lartë. Tek faktorët e modifikueshëm futen hipertensioni, duhani, mënyra e ushqyerjes, stili i jetesës, obezitetit abdominal, sëmundjet renale kronike, faktorët psikosocial si dhe sëmundet inflamatore”, thotë mjekja kardiologe, Engjëllushe Hasani.
Ndërsa në faktorët e pamodifikueshëm është mosha, gjinia, etnia, hiperkolesterolemit familjare.
Pandemia COVID-19 ka ndikuar në shfaqjen e parakohshme të sëmundjeve kardiovaskulare.
“Jo vetëm në çrregullime të hipertensionit, jo vetëm në çrregullime të ritmit, por edhe në shfaqjen ose ekspozimin e infarktit miokardit ose të sëmundjes koronare. Persona të cilët kanë pasur tendencë për të pasur probleme koronare nëse këtë ngjarje do ta bënin 2, 3 ose 5 vitesh, COVID-19 ka ndikuar që kjo ngjarje të ndodh më herët”, theksoi ajo.
Të riskuar janë edhe moshat e reja, mjekja specialiste jep disa këshilla që të ulet shansi për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.
“Ne i rekomandojmë atyre një dietë të shëndetshmë, reduktimin e kripës, reduktimin e alkoolit dhe shtimin e aktivitetit fizik. Rekomandohet që aktiviteti fizik të bëhet rreth 150 min në javë, rreth 30 min në ditë, ushtrime të lehta deri të moderuara ose një ecje të shpejtë midis hapit dhe vrapit”, u shpreh mjekja.
Sëmundjet kardiovaskulare nëse kapen në kohë 80% e tyre parandalohen.
LEXONI GJITHASHTU
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës