“Ushtria e gatshme të përgjigjet”- Brnabiç reagon për tensionet në veri të Kosovës

27 Dhjetor 2022 | 16:59

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç reagoi këtë të martë në lidhje me tensionet në veri të Kosovës dhe dislokimin trupave serbe në kufi.

Brnabiç deklaroi se ushtria e Serbisë është në gadishmëri të lartë dhe e gatshme që të mbrojë serbët në veri të Kosovës.

“Vigjilenca e lartë e policisë dhe ushtrisë do të thotë se Serbia është e gatshme të përgjigjet nëse dikush sulmon serbët në Kosovë. Këtë vit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar një sërë provokimesh dhe veprimesh të njëanshme kundër serbëve”, tha ajo.

Brnabiç ngriti hipotezat se kryeministri i Kosovës po paralajmëron për viktima përmes heqjes me forcë të barrikadave.

“Kurti tashmë po paralajmëron për viktima njerëzore dhe heqjen me forcë të barrikadave. Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të jenë mjaft të mençur për të mos lejuar që kjo të ndodhë,” shtoi ajo.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026