A e ka kaluar ushtria serbe kufirin me Kosovën? Gazetari zbulon gjendjen në Veri
Korrespondenti i Euronews në Kosovë, Kosovë Gjoci, ka raportuar gjendjen në Veri këtë të martë, pas tensioneve të agravuara javët e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjoci tha se trupat e ushtrisë serbe ndodhen shumë pranë kufirit me Kosovën, por që nuk do të mund ta kalojnë atë pasi do të përballen me trupat e KFOR-it.
Ai shtoi se justifikimi i qeverisë serbe për dislokimin e trupave në veri të Kosovës, lidhet me mbrojtjen e serbëve në rast të një sulmi nga Kosova, hipotezë e cila sipas tij nuk ekziston.
“Ndodhen vetëm afër kufirit se për tu futur në zonë sigurisht që do të ketë të tjera zhvillime. Pasi dihet se në raste të tilla KFOR-i është i detyruar të përgjigjet ndaj një lëvizjeje të tillë nga ana e ushtrisë serbe. Megjithatë ata kanë vendosur aty njësitë ushtarake duke thënë se po e bëjnë pasi zoti Kurti është përgjigjur se do të sulmojë serbët në Veri.
Gjë e cila nuk qëndron pasi zoti Kurti është shfaqur i durueshëm dhe pret se çfarë do të bëjnë KFOR dhe EULEX për heqjen e barrikadave”, tha Gjoci.
LEXO GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë