Veriu i Kosovës në prag lufte? Ish-ambasadori: Momenti kur nisi tensioni me Serbinë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica thotë se tensioni me Serbinë, filloi kur presidentit serb, Aleksandër Vuçiç iu paraqit plani franko-gjerman.
Në një intervistë për Euronews Albania, Podgiorica u shpreh se pas njohjes me planin, Serbia ka bërë çdo gjë për të sjellë tension dhe përplasje.
Sipas tij, targat dhe arrestimi i një polici serb, po përdoren si pretekste nga Vuçiç.
“Situata në fakt është shumë e mbarsur, me tension, në prag konflikti dhe një konflikt i paralajmëruar. Që kur u vendos mbi tavolinën e presidentit serb, plani franko-gjerman, i cili do impononte pastaj një marrëdhënie tjetër me Kosovën, është inspiruar gjithnjë tension, përpjekje për të arritur ballafaqimin deri në shkallën e përplasjes.
E them këtë, jo vetëm për faktin se Serbia është metafora e konfliktit në rajon, por për atë që ajo ka inspiruar gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk mendoj se ishte çështja e targave, apo në rastin konket arrestimi i një polici, ato që e kanë çuar deri në këtë pikë. Sigurisht që mbetet një pretekst, mbetet një regji e inskenuar nga Serbia”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta