Ilaçe me para borxh, qëndrimi i Ilva Tare: Shqipëria digjitale s’ekziston në Ballsh

5 Tetor 2020 | 17:46

Naftëtarët në Ballsh, në mungesë të një page prej më shumë se dy vite, janë detyruar që përveç ushqimeve të marrin me listë edhe ilaçet.

Në farmacitë e qytetit, gjen lista të gjata me emrat e naftëtarëve që ilaçet e muajit për kurimin e problemeve që vijnë kryesisht nga thirrja e kimikateve gjatë punës, i kanë marrë hua.

Gazetarja, Ilva Tare ndërsa po trajtonte gjatë emisionit këtë problem të madh social jo vetëm për naftëtarët por të gjithë qytetin e Ballshit, ngriti shqetësimin e mungesës së institucioneve për t’i mbështetur ata qoftë dhe me subvencionin e ilaçeve.

“Jo vetëm ushqime por edhe ilaçet me para borxh. Pra e-Albania dhe digjitalizimet nuk kanë mbërritur ende në Ballsh apo në zona të tjera. Pra, kjo është Shqipëria që gjen në Ballsh, me fletore të mbushur në borxhe deri në 8 milionë lekë të vjetra”, u shpreh moderatorja.

Paga e një naftëtari varion nga 30 deri në 60 mijë lekë. Por pavarësisht këtij niveli të ulët për një punë mjaft të vështirë dhe me pasoja për shëndetin, natarët nuk janë paguar për më shumë se dy vite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021