Ish-deputeti serb kundër Moskës: Serbia nuk duhet të hapë një konflikt me NATO-n
Aleksandër Vuçiç duket se e ka vendosur Serbinë mes dy zjarreve. Nga njëra ane është NATO që i kërkon të heqë barrikadat dhe të çtensionojë situatën dhe nga ana tjetër është Moska, që mesa duket është e interesuar për një konflikt të ri në rajon. Kjo situatë duke se ka sjellë dhe irritimin e serbëve.
Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, zyrtari i partisë së Aleksandar Vuçiçit ka reaguar lidhur me deklarimet e ambasadorit rus në Beograd, duke e akuzuar për ndërhyrje në çështjen e Serbisë.
Ai ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se Serbia nuk duhet të përsërisë të shkuarën dhe të hapë një konflikt me NATO-n.
“Derisa ushtarët rusë shtrihen si minjtë në baltën e Ukrainës dhe qindra prej tyre vdesin çdo ditë, ky zyrtar [ambasadori rus] i regjimit kriminal vazhdon paturpësisht të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe të uron konfliktin tonë me NATO-n! Kjo nuk do të ndodhë. “Vetëm një budalla shkel dy herë në të njëjtin gur”, citon Shormaz në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West