Pse Kurti dhe Vuçiç nuk e duan marrëveshjen finale? Flet ish-ministri Çollaku

27 Dhjetor 2022 | 23:07

Ish-ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e duan marrëveshjen finale.

Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Çollaku u shpreh se me një situatë të tillë si ajo aktualja, Kurti dhe Vuçiç mobilizojnë elektoratet e tyre.

“Barrikada të tilla ka pasur në të kaluarën dhe ato janë hequr. Tani, ato janë rivendosur përsëri dhe jam i sigurt që këto barrikada do të hiqen së shpejti. Nuk ka rëndësi a do t’i heqë KFOR-i apo qeveria e Republikës së Kosovës. Problemi mbetet te gjetja e zgjidhjes së përhershme mes Kosovës dhe Serbisë. Fatkeqësisht, sot në Kosovë kemi një lider i cili nuk është i interesuar që të bëjë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Po ashtu, presidenti Vuçiç nuk është i interesuar që të bëjë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Presidentit Vuçiç i shkon përshtat që të ketë tensione të tilla, sepse e mban elektoratin e vet të unifikuar rreth kauzës së tij. Edhe kryeministrit Kurti i shkon përshtat një situatë e tillë, sepse e mobilizon elektoratin e tij. Në Kosovë, kur është në pyetje Veriu dhe integriteti i Kosovës, nuk ka parti, por një unifikim të plotë, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026