Ish-ambasadori: Vuçiç, i ‘llastuari’ i Perëndimit dhe i ‘birësuari’ i Lindjes
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica deklaroi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po mban marrëdhënie si me Perëndimin, ashtu edhe me Rusinë, teksa e etiketoi atë, si të ‘llasturarin’ e Perëndimit dhe të ‘birësuarin’ e Lindjes.
Në një intervistë për Euronews Albania, Podgorica u shpreh se me dërgimin e ushtrisë serbe në Veri, Vuçiç po ushtron presion.
Megjithatë, sipas tij, Vuçiç nuk do të kalojë në aventura dhe të hapë një konflikt në kufi.
“Po t’i shohësh gjërat pak më thellë, vëren se Aleksandër Vuçiç po vepron me një regji shumë të mirëmenduar, pavarësisht se deri ku do të dalë dhe deri ku do të shkojë. Gjithë këto kohë, ai ka qenë i llastuari i Perëndimit dhe i birësuari i lindjes. E gjitha kjo ka çuar në atë që ai ka ditur të luajë edhe me Perëdimin, për të marrë fondet, për të krijuar biznese të fuqishme që të zhvillojnë Serbinë dhe në të njëjtën kohë ka qenë në këtë simetri politike me Lindjen.
Kjo ka bërë që Vuçiç t’i ketë të forcuara pozitat brenda vendit, por edhe më shumë se kaq. Ky është një presion i hapur që bën ai, çon deri në provokime. Unë nuk mendoj që mund të bëjë aventura sa të kalojë edhe kufirin”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit