Ibrahimaj: Inflacioni u ul në 7.9% në nëntor, kemi normat më të ulëta se rajoni e BE
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se në muajin nëntor, inflacioni u ul në 7.9% nga 8.3 që ishte në muajin tetor, duke regjistruar uljen e parë për këtë vit.
Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj u shpreh se inflacioni në vend vijon të mbetet më i ulët se normat e rajonit apo edhe të vendeve të Bashkimit Evropian.
“Do doja të ndalesha te inflacioni që ka qenë kryefjala dhe tema që kemi diskutuar më shumë gjatë vitit 2022. Sigurisht që ky vit ka pasur norma inflacioni të cilat prej vitesh tashmë nuk ishin shfaqur, të ndikuara më së shumti nga çmimet ndërkombëtare dhe nga efekti i luftës ruse në Ukrainë. Megjithatë, në muajn nëntor, për herë të parë, ne patëm një normë mesatare mujore më të ulët në krahasim me muajin tetor.
Unë uroj që kjo të jetë një tendencë rënëse duke qenë se gjithsesi edhe gjatë vitit të fundit, gjatë periudhës së fundit të vitit të kaluar, inflacioni filloi të shfaqë tendenca rritëse dhe baza e inflacionit në vijim do të jetë më e lartë se ajo e deritanishmja. Pra, inflacioni në muajin nëntor arriti në nivelin 7.9%, nga 8.3 që ishte në muajin tetor, duke u ulur për herë të parë gjatë këtij viti. Nga ana tjetër, ky inflacion vijon të mbetet ndjeshëm më i ulët se normat e rajonit apo normat e BE-së”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje