Qëllohet me thikë në lokalin e natës, vdes futbollisti anglez
Futbollisti britanik, Cody Fisher, 23 vjeç, është vrarë në një sulm me thikë në pistën e vallëzimit të klubit të natës “Crane” në Birmingham, pak para orës 23:45 të datës 26 dhjetor.
Policia britanike ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mbledhur indicie që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së futbollistit në lokalin e natës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai u shpall i vdekur rreth gjysmë ore pas ngjarjes të rëndë.
Policia ka nisur një hetim për vrasje ndërkohë që po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një nga mikeshat e tij, Jess Chatwin, ka bërë homazhe për futbollistin në Twitter, ku shkroi: “Ti nuk meritove asnjë nga këto. Më vjen shumë keq që të ka ndodhur kjo, të lutem eja në shtëpi. Të dua përgjithmonë Cody Fisher.”
Ajo gjithashtu ka shtuar në biografinë e saj në Instagram: “Të dua përgjithmonë kodi im”.
Policia e West Midlands shkroi në Twitter: “Detektivët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe hetimi vazhdon.
“Ne jemi vërtet të kënaqur me përgjigjen e deritanishme, por ende po bëjmë apel që njerëzit që kanë informacion të kontaktojnë dhe të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes”.
LEXO GJITHASHTU:
- Hazizaj: Shumë minorenë gjenden duke punuar në lavazhe që i kanë shqiptarët në Angli
- Emigranti në Angli: Shqiptarët që bëjnë punë të paligjshme na hapin probleme
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq