Emigranti në Angli: Shqiptarët që bëjnë punë të paligjshme na hapin probleme
Një emigrant shqiptar në Angli ka deklaruar për emisionin “Review” në Euronews Albania, se shqiptarët të cilët bëjnë punë të jashtëligjshme atje, u hapin probleme të tjerëve të cilët edhe pse nuk janë të pajisur me dokumente të rregullta, bëjnë një punë të ligjshme.
Sipas tij, ka shqiptarë të cilët hedhin foto ose video në internet, ku tregojnë drogë apo aktivitetet e tyre të paligjshme.
“Nuk është e drejta ime që të them që është e padrejtë, por këto janë rregullat, këto janë ligjet. Ajo që më shqetëson më tepër, është pjesa e vetë shqiptarëve që bëjnë punë të paligjshme. Ata që merren vërtet me atë punë dhe bëjnë para nuk ndihen, janë pjesa tjetër e gangsterëve fallco që me dy lekë, shpërndajnë në internet fotografi apo video të diçkaje, përpos asaj vendosin edhe flamurin shqiptar.
Problemi tjetër është mentaliteti dhe këmbëngulja e këtyre njerëzve, kur u thua që është e gabuar, e shtyjnë veten më tepër për ta bërë sa më të madhe atë. Tani, unë gati jam bërë që kur kam ardhur sepse nuk kam të drejtë të qëndroj. Nuk i di rrethant se si mund të kthehem, por siguri nuk kam këtu”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit