27 vjet emigrant në Britani, mesazhi i fortë i deputetit të PS

14 Dhjetor 2022 | 21:39

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdërim Krashi tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ka jetuar si emigrant në Britaninë e Madhe për 27 vjet.

Krashi u shpreh se ka shkuar në Britani në mënyrë të ligjshme me avion. Ai bëri një thirrje për të rinjtë që të mendohen shumë përpara se të nisen me këto mënyra drejt Britanisë së Madhe dhe të drejtohen nga rrugët ligjore.

“Jam larguar në mënyrë legale, me avion në Britani. Dua të përdor këtë tragjedi, se çdo fatkeqësi duhet kthyer në mundësi, t’u tregohet të rinjve që të mendohen shumë përpara se të nisen me këto mënyra drejt Britanisë së Madhe, të drejtohen nga rrugët ligjore. Nuk do të jenë asnjëherë qytetarë të dorës së parë, do t’u mohohen shumë të drejta”, tha Krashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026